Saturday, April 27, 2024
AktualeLajme

Të dielen raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Pas një jave të fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, subjektet politike dhe kandidatët e tyre për kryetar komunash, te shtunen ishin  në heshtje zgjedhore para të dieles së 1 dhjetorit  kur nga ora 7 e mëngjesit   do të hapen kutitë e votimit deri në orën 19.00. Të dielen në 28 qendra votimi me 134 vendvotime kanë të drjtë vote 107.425 votues. Votuesit  e komunës së Gjakovës kanë dy kandidat për kryetar : Mimoza Kusari-Lila e AKR-së , e cila në rrethin e parë  sipas rezultateve perfudbnimtare të KQZ-së ka marrë 20.160  vota apo 43,95% , dhe  Pal Lekaj i AAK-së që kishte marrë 16.376  vota apo 35,70% .

zgjedhjetTë gjitha organet dhe instancat përgjegjëse janë shprehur të gatshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhje tashmë ka konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të raundit të dytë në 25 komuna.  Presidentja Atifete Jahjaga tha sot se gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit institucionet e drejtësisë u treguan efikase dhe të mobilizuara për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Këto komente, presidentja i bëri në Konferencën e Tretë Vjetore të Gjyqësorit të Kosovës. Jahjaga tha se pjesa tjetër e testit ka mbetur që të dëshmohet në votimet e balotazhit më 1 dhjetor. Nga aspekti i sigurisë, Policia e Kosovës ka angazhuar 5.100 zyrtarë policorë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.