Monday, November 4, 2024
AktualeLajme

Termeti ndjehet edhe në Gjakovë

Termeti

Sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës kanë detektuar sot ( e
merkurë)  në ora 14:38 minuta, një tërmet me epiqendër gjashtë
kilometra në juglindje të Istogut.

“Magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa
intensiteti në epiqendër VII ballë, sipas MCS-64 thellësia 5.2 km”,
thuhet në një njoftim të Zyrës për Sizmologji, e cila vepron në kuadër
të Ministrisë së Energjisë dhe të Minierave.

Dridhjen e kanë ndjerë më shumë banorët e shumëkatësheve ndërsa në
Qendrën e Emergjencës në Gjakovë, nuk ka asnjë rast të paraqitur për
dëme nga ky termet..

“Tërmetin më tepër e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës,
Istogut dhe tërë territori i Kosovës. Ende nuk dihet për dëme në
njerëz dhe materiale”, përfundon komunikata e lëshuar nga Zyra për
Sizmologji.