U mbajt Festivali tradicional Lyra fest 12”
Të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi është mbajtur Festivali i këngës për fëmijë “Lyra fest 2012” ku interpretuan 16 këngë të të reja të kompozitorëve dhe solistëve nga shumë troje shqiptare.
Festivali i sivjetmë është mbajtur në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe pikërisht kënga me këtë titull e kompozuar nga Butrint Bicurri dhe e interpretuar nga Arba dhe Blin Bicurri mori çmimin e parë të jurisë. Vendi i dytë i takojë Detar Këpuskës për interpretimin e këngës “Qytetin tim e dua” kompozuar nga bekim Këpuska, kurse vendi i tretë Erika Sinanit për interpretimin e këngës së Menan Kiserit “Këngë për nënën”.
Çmimi i publikut Lyra fest i takoi solistes Altina Xharra e cla interpretoi këngën me titull “Njëmijë zilka të tringëllojnë” të Ruzhdi Sadikut.
U ndan edhe çmimet tjera. Radio Gjakova ndau çmimin për këngën më të pëlqyer në anketën e zhvilluar në emisionet e fëmijëve dhe ky i takoj Yll Gexhes, ndërsa çmimi i Kuvendit të Komunës iu nda Diellza Lleshit. Për paraqitje më të mirë u shpërblye Art Partolla, Solisti më i mirë – Eris Regjepi dhe Debutanti më i mirë – Bora Elshani.